Tottenham Hotspuri po e kërkon me ngulm rikthimin e Gareth Bale, mirëpo në janar dështuan të arrin marrëveshje me Real Mdridin.
Spurs e shitën në vitin 2013 uellsianin te Los Blancos për 94 milionë euro, mirëpo tani duan ta rikthejnë atë në skuadër.
Agjenti i Bale, Jonathan Barnett ka thënë se është e vështirë që klienti i tij të rikthehet te Tottenhami, pasi lojtari është i lumtur në Santiago Bernabeu.
“Daniel Levy ndoshta e ka vizituar Madridin, nuk mund të them nëse ishte ose jo. Gareth është shumë i lumtur”, ka thënë ai.
“Të jemi real, shumica e klubeve nuk kanë financat e duhura. Shumë njerëz thonë paguajeni dhe do luajë tjetër kund, mirëpo nuk është gjithçka te paratë. Është për jetën dhe fëmijën e tij, që është në Madrid”, ka shtuar më tej Barnett.
Kontrata e uellsianit me Los Blancos skadon në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/