Carlos Bacca është i hapur për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain pasi AC Milan nënshkroi me sulmuesin e Portugalisë, Andre Silva.
Milan nënshkroi me Silvan nga Porto të hënën në një marrëveshje që mund të arrijë vlerën prej 40 milionë eurosh, ndërsa e ardhmja e kolumbianit Bacca është e paqartë me PSG-në që po e shikon mundësinë e transferimin të tij.
“PSG? Në këtë kohë Ligue 1 është një nga ligat më të mira evropiane dhe Carlos dëshiron të vazhdojë në Evropë në një nivel të mirë”, ka thënë Barila për FootMercato.
“Ai ka pasur oferta nga jashtë Evropës, por më tha se ata nuk i interesojnë atij. Ai interesohet për anën sportive”, përcjell Telegrafi.
“Ana ekonomike nuk është një përparësi për të në këtë kohë, edhe pse ka tregje jo-evropiane ku po bëhen investime të mëdha”.
“Ne jemi të qetë në këtë moment dhe nuk kemi folur për ndonjë gjë me Milanin tani për tani”.
“Ai është kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane dhe ne do të studiojmë gjithçka në heshtje”, përfundoi Bacca. /Telegrafi/