Telegrafi

Agjenti: Bacca dëshiron të kthehet te Sevilla

Agjenti i Carlos Baccas ka përsëritur se sulmuesi i Milanit dëshiron të kthehet në Sevilla, por Rossonerët kanë ide të tjera.

Reprezentuesi kolumbian është ngrirë dhe nuk ka qenë as në trajnime përpara ndeshjes së Ligës së Evropës me Craiovën, teksa agjenti ka theksuar se ai e do rikthimin në La Liga te Sevilla.

Lexo po ashtu Milani i vë në shitje tre lojtarë, ata nuk stërvitësin me skuadrën

“Tani është e ditur se Carlos dëshiron të kthehet në Sevilla”, ka thënë fillimisht Sergio Barila për gazetën spanjolle AS.

“Ai kishte një përvojë të mrekullueshme personale dhe sportive në atë qytet, prandaj ai dëshiron të kthehet”.

Lexo po ashtu Marseille ka gati 20 milionë euro për Baccan

“Ky është një vit i rëndësishëm për lojtarët, pasi është Kupa e Botës, kështu që ai duhet të luajë për të marrë pjesë”.

“Ai është në gjendje të mirë fizike dhe gati për një sezon të mirë”.

“Për fat të keq, ka pasur një ndryshim në krye të klubit dhe tani Rossonerët kanë ide të tjera. Gjëja më e mirë për të bërë do të ishte gjetja e një zgjidhjeje që i bën të gjithë të lumtur”, përfundoi agjenti i Baccas. /Telegrafi/