Telegrafi

Agjenti i Avdijajt: Do të largohet nga Schalke për një kampionat tjetër

Donis Avdijaj sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Schalkes në Bundesligë.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës nuk është në planet e trajnerit Domenico Tedesco, ndaj duhet të gjejë një destinacion të ri.

Të mërkurën, 21-vjeçari zhvilloi ndeshjen e fundit me Schalken në miqësore me SpVgg Erkenschick, ku realizoi dy herë në fitoren 5-1 të ekipit të tij.

Lexo po ashtu Donis Avdijajn e kërkojnë tri klube të Ligës Premier

Sulmuesi me Schalken ka kontratë deri në verën e vitit 2019, por menaxheri tij, Karsten Schmidt ka thënë se “Avdijaj do të transferohet në një shtet tjetër”, por pa dhënë më shumë detaje.

Avdijaj me fanellën e Rodas

Ai është huazuar dy herë nga klubi i Schalkes, përcjell Supersport.

Lexo po ashtu Avdijaj po shkëlqen në Holandë, Kolni po e pret në Gjermani

Fillimisht në Austri te Sturm Graz dhe së fundi te Roda në Holandë, ku shkëlqeu në të dy kampionatet.

Edhe pse disa vite më parë konsiderohej një prej talenteve më premtues të Schalkes, me klauzolë largimi 50 milionë euro, Avdijaj nuk i përmbushi pritshmëritë te klubi gjerman, që tashmë nuk e ka më në plane.