Agjenti i David Alaba, Pini Zahavi ka mohuar raportet se klienti i tij ka arritur një marrëveshje verbale me Barcelonën.
Alaba, i cili ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munich këtë verë kur skadon kontrata e tij, nuk ka mungesë të ekipeve të interesuara.
U përfol shumë një transferim te Real Madridi dhe Chelsea, ndërsa së fundmi u raportua për një marrëveshje personale me Barcelonën.
Megjithatë, agjenti i mbrojtësit austriak, Pini Zahavi, ka mohuar që të jetë arritur ndonjë marrëveshje me Barçën rreth klientit të tij.
“Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë shkurtimisht Zahavi për Goal dhe SPOX.
Ndryshe, Alaba ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë të krahut të majtë, ndërsa mund të luajë pa problem edhe në mesfushë. /Telegrafi/