Site icon Telegrafi

Agjentët e Young udhëtojnë në Itali për bisedime me Interin

Agjentët e Ashley Young do të jenë në Itali për bisedime me Interin nesër, pasi ai hodhi poshtë një marrëveshje të re të ofruar nga Manchester Unitedi.

34-vjeçari do të jetë një agjent i lirë në qershor dhe për këtë arsye mund të fillojë të hartojë një marrëveshje para-kontrate me një klub tjetër.

Sipas mediumit të njohur Sky Sports, Young hodhi poshtë mundësinë për të zgjatur marrëveshjen e tij të tanishme me Unitedin, pasi ai dëshiron të detyrojë një transferim te Interi këtë muaj.

Lexo po ashtu Interi në bisedime me Ashley Young

Tani mediumi FCInterNews.it sugjeron që agjentët e Young do të jenë në Milano të premten për bisedime direkte, pasi Interi është i gatshëm të ofrojë një kontratë 18-mujore menjëherë.

Ideja fillestare ishte një marrëveshje gjashtëmujore me mundësi zgjatje në fund të sezonit, duke u bërë automatike pas një numri të caktuar të paraqitjeve.

Tani 34 vjeç, reprezentuesi anglez është i etur për të punuar me Antonio Conten në Serie A, pasi tashmë ishte në shënjestër kur trajneri ishte te Chelsea. /Telegrafi/

https://twitter.com/utdxtra/status/1215226978774798336

Exit mobile version