Agjentët e sulmuesit anglez të Brentfordit, Ivan Toney, thuhet se janë në kontakt me Arsenalin për një transferim të mundshëm.
Aktualisht, me ndalimin e tij deri në janar shkaku i vënies së basteve, Toney do të kërkojë të largohet nga Bees kur tregu të rihapet pas Vitit të Ri.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se përfaqësuesit e tij veçse janë në kontakt me Arsenalin.
“Ai dëshiron të kalojë në një klub të madh. Ne e dimë se situata është shumë e hapur”, ka thënë fillimisht Romano.
“Ai po merr në konsideratë shumë mundësi, duke përfshirë Arsenalin. Arsenali është vërtet i interesuar për Ivan Toney. Ata janë të informuar për kushtet e marrëveshjes”.
“Ata tashmë kishin disa kontakte për të pyetur për kushtet e mundshme të marrëveshjes, sa do të kushtonte në janar, sa do të kushtonte në verë. Arsenali është i informuar”, përfundoi eksperti i transferimeve.
Klubi anglez, Brentford thuhet se vlerësojnë sulmuesin Toney plotë 60 milionë funte apo rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/