Site icon Telegrafi

Agjentët e Griezmann i japin shpresë Unitedit: Secila ofertë po shqyrtohet

Një agjent i asit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka pranuar se secila ofertë për francezin është duke u shqyrtuar.

Griezmann është lidhur me Manchester Unitedin, PSG-në dhe REal Madridin në ditët e fundit.

Eric Olhats i cili punon nga afër me Griezmannin dhe babain e tij, ka pranuar se asnjë derë nuk është mbyllur për lojtarin.

“Është e mundshme që ai të largohet? Natyrisht se kemi mandatin për të reflektuar dhe tashmë ka trokitje në dyert tona. Të gjitha gjërat po vihen në tavolinë për momentin dhe ne po mendojmë për të gjitha opsionet”.

“Unë dëgjoj shpesh se ai ka nevojë për një ekip që sulmon, ku nuk ka shumë mbrojtje. Mendoj se kjo nuk qëndron”.

“Është një aspekt afatgjatë i profitabilitetit dhe aktualisht ai është pjesë e Atleticos ku duhet të bëjë shumë punënë mbrojtje. Të gjithë e duan atë në një eip sulmues, sepse do të ishte më mirë për të, por a do të jetë vërtet më mirë për të, këtë do ta analizojmë”, deklaroi Olhats, përfaqësues i lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version