Telegrafi

Agjenti i Schick: E kërkoi PSG, por dëshira e tij ishte Roma

Kur ishte blerë nga Roma

Agjenti i Patrik Schick, Pavel Paska, ka zbuluar se edhe Paris Saint-Germain e dëshiruan klientin e tij, “por ata realizuar se Roma do ishte zgjedhja më e mirë”.

Reprezentuesi i Çekisë iu bashkua klubit nga kryeqyteti italian si huazim nga Sampdoria, por me të drejt blerje.

“Nëse do merrnim parasysh vetëm emrin dhe aspektin financiar, me shumë mundësi do pranonim Paris Saint-Germain”, ka thënë Paska për iSport Blesk.

“Ata ishin serioz dhe nuk hiqnin dorë. Atëherë ne realizuam se Roma ishte zgjedhja më e mirë”.

“Sampdoria kishte oferta më të mira në tavolinë, por presidenti Massimo Ferrero e mbajti fjalën dhe respektoi dëshirën e djaloshit”.

“Ne mbyllëm transferimin me Romën për 15 minuta”, ka shtuar agjenti. /Telegrafi/