Është zbardhur agjenda e takimit mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
rama-merkelKështu, sipas njoftimit në faqen zyrtare të qeverisë gjermane, Merkel do të presë sot në një takim kreun e qeverisë shqiptare.
Takimi do të zhvillohet në orën 14:00 sipas njoftimit të qeverisë gjermane. Rama dhe Merkel do të diskutojnë mbi marrëdhëniet bilaterale, çështjet politike të rajonit të Ballkanit, si edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Disa ditë më parë, një deputet gjerman i grupit parlamentar të Merkel foli me tone kritike për qeverinë shqiptare.
Ai theksoi se lufta ndaj drogës nuk është e mjaftueshme që Shqipërisë t’i çelen negociatat për anëtarësim në BE. /Telegrafi/