Site icon Telegrafi

Agjencia Evropiane e Medikamenteve rekomandon vaksinimin e gjitha grupmoshave me Astrazeneca

Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) sheh një lidhje të mundshme midis vaksinës së Astrazenecas kundër coronavirusit dhe trombozave shumë të rralla tek njerëzit e vaksinuar. Megjithatë, ajo rekomandon vaksinime të mëtejshme me vaksinën për të gjitha grupmoshat.

Këtë EMA e njoftoi të mërkurën (07.04.). Pavarësisht nga rastet shumë të rralla të trombozës së trurit, Agjencia e Medikamenteve të BE, EMA rekomandon pa rezerva përdorimin e vaksinës së Astrazenecas kundër virusit.

Dobia e preparatit duhet të vlerësohet më lart se rreziqet, shpjegoi EMA në Amsterdam. Megjithatë, në raportin për efektet anësore këtej e tutje duhet të përfshihet shënimi për një lidhje të mundshme me trombozën e rrallë të venës cerebrale, raporton deutschewelle.

Po sot, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, në Britaninë e Madhe autoritetet rregullatore e kufizuan përdorimin e vaksinës së AstraZenecas për personat mbi 30 vjeç, pasi u raportuan disa raste të rralla të mpiksjes së gjakut. Paneli britanik për vaksinat rekomandon alternativa ndaj AstraZenecas për personat më të rinj se 30 vjeç.

Pacientët e sëmurë me Covid-19 vuajnë pas shërimit më dendur nga probleme psikologjike ose neurologjike, sesa njerëzit me sëmundje të tjera të frymëmarrjes. Nga kjo janë të prekur më shumë se një e treta e pacientëve të sëmurë me coronavirus, sipas rezultateve të një studimi të Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe. Krahasuar me infektimet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, rreziku te këta pacientë ishte 16 përqind më i lartë.

Shkencëtarët vlerësuan të dhënat e më shumë se 230 mijë pacientëve të shëruar nga COVID-19 gjashtë muaj pas sëmundjes së tyre. Diagnozat më të zakonshme ishin çrregullimet e ankthit dhe humorit. Hemorragjitë cerebrale dhe goditjet në tru ishin më pak të zakonshme. Rreziku individual i sëmundjeve të tilla pas coronavirusit vërtet është i ulët, shpjegoi autori kryesor i studimit. Por në lidhje me të gjithë popullsinë e botës, megjithatë, shifrat janë “domethënëse”.

Exit mobile version