Telegrafi

“Agimi” shënoi 75-vjetorin e themelimit

Me një program ku janë përmbledhur kënga e vallja, mbrëmë është shënuar 75-vjetori i Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”.

Me këtë rast, zyrtarët e Postës së Kosovës prezantuan dy pulla postare me motive nga aktiviteti i ShKA “Agimi. Ndërsa u dha edhe koreodrama e përgatitur nga Gëzim Sertolli, me muzikë të Naim Gjoshit nga Elbasani dhe kostume nga Suzana Susuri dhe Nadire Bytyçi.

Pas programit, kryetari i Këshillit organizativ, Kadri Skeja, shprehu mirënjohje për më shumë se 5000 anëtarët e ShKA “Agimi” që kanë qenë pjesë e aktivitetit në 75 vjet.