Site icon Telegrafi

Agim Veliu i replikon nga telefoni Rexhep Selimit, përgjigjet ky i fundit

Polemika mes Rexhep Selimit dhe Agim Veliut janë zhvilluar në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Agim Veliu në një lidhje direkte i ka thënë Rexhep Selimit se në mbledhjen e qeverisë asnjëherë nuk është diskutuar për gjendjen e jashtëzakonshme.

“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nuk është diskutuar për gjendjen e jashtëzakonshme sepse nuk ishte çështje e atij institucioni por e Kuvendit të Kosovës. Aty ka pasur vetëm debat mes Thaçit dhe Kurtit dhe asgjë më tepër”, tha Veliu, përcjell Telegrafi.

Veliu thotë se edhe Avdullah Hoti në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e ka thënë se nuk është përgjegjësi e tyre për të shpallur masa të jashtëzakonshme.

“Rexhep Selimi po spekulon se në mbledhje nuk ka qenë fare”, i është drejtuar Veliu, Selimit në emision.

Nga ana tjetër Selimi thotë se nuk është fer që Veliu të thotë se ai po spekulon pasi ky i fundit i është referuar vetëm deklaratave publike të Kryeministrit dhe vet Ministrit.

Lexo po ashtu Selimi: Mocioni i mosbesimit nuk po bëhet për Agim Veliun e as për tarifën

“E kuptoj zotin Veliu, është pak i frustruar, por i kalon edhe kjo situatë”, ka deklaruar Selimi./Telegrafi/

Exit mobile version