Site icon Telegrafi

Agim Veliu nuk tregon nëse sot nënshkruhet koalicioni me LVV-në, thotë se ende kanë çështje për të diskutuar

Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe tek varri i tij.

Pas homazheve, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka folur edhe për çështjen e nënshkrimit të koalicionit me LVV-në, e cila pritet që të ndodhë sot.

Veliu ka thënë se bisedimet janë ende duke vazhduar, dhe se akoma kanë çështje për t’u diskutuar.

“Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa dallime programore që kanë qenë tashmë janë tejkaluar, janë edhe disa çështje tjera të cilat kanë mbetur që do të diskutohen prej sot e tutje”, ka deklaruar Veliu. /Telegrafi/

Exit mobile version