Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur akademi përkujtimore për nder të përvjetorit të 12 të vdekjes së ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në mungesë të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, të pranishmëve iu është drejtuar nënkryetari, Agim Veliu.
“Bota demokratike e ka personifikuar Kosovën për gati dy dekada me këtë burrështetas që i dha Kosovës shumë dhe nuk i morri asgjë”, ka thënë Veliu.
“Kosova ka nevojë të mësoj nga përvoja politike e presidentit historik, i cili gjithmonë i vendoste interesat e popullit dhe shtetit ë rend të parë, për dallim nga këta të sotmit që po rrezikojnë aleancat strategjike për interesa të tyre personale”.
“Kosova dhe LDK si parti me e madhe në vend asnjëherë nuk do të lejojë që miqësinë e bërë për dekada nga populli i Kosovës dhe presidenti historik ta rrezikojnë njerëz të papërgjegjshëm”, ka thënë Veliu.
Ai ka thënë se miqësia me aleatët nuk mund të nëpërkëmbët nga disa politikanë që shohin vetëm interesat personale.