Telegrafi

Agim Ramadani i akordohet titulli ‘Krenaria e kombit shqiptar’

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Agim Ramadanit, i akordon titullin “Krenaria e kombit shqiptar” të LHK “Ali Hadri”.

“Ky titull dëshmorit të kombit Agim Ramadani, i jepet në shenjë të nderimit për sakrificën dhe flijimin për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të LHK ‘Ali Hadri’ në Deçan. /KP/Telegrafi/