Telegrafi

Agim Krasniqi riemërohet zëvendësministër i Financave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka riemëruar Agim Krasniqin në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për besimin e dhënë, transmeton Telegrafi.

“Duke falënderuar kryetarin Isa Mustafa dhe kryeministrin Hoti për besimin e dhënë, vazhdoj të jap kontributin tim si zëvendësministër në Ministrinë e Financave”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, kryeministri Hoti ka emëruar disa zëvendësministra gjatë këtyre ditëve./Telegrafi/