Agim Krasniqi është emëruar ministër në detyrë i Financave, pasi Hykmete Bajrami ka kërkuar të lirohet nga pozita e ministres.
Emërimin në këtë pozitë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë Krasniqi.
“Pas lirimit të detyrës të Hykmete Bajramit, me vendim të kryeministrit Avdullah Hoti jam emëruar ministër në detyrë i Financave”, tha Krasniqi.
Bajrami ishte emëruar ministre e Financave në Qeverinë Hoti, pasi ajo ka qenë ministre e Arsimit në Qeverinë Kurti. /Telegrafi/