Telegrafi

Agim Bahtiri sot zyrtarizon kalimin e tij në Vetëvendosje

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri nga sot edhe zyrtarisht do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Aderimin e tij në këtë subjekt do ta bëjë publik sot në orën 16:00.

Lexo po ashtu E konfirmon Agim Bahtiri: Të premten i bashkohem LVV-së me më së paku 600 aktivistë të AKR-së

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, vetë Bahtiri.

“Po, sot në ora 16:00 në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë do të mbahet ceremonia e aderimit tim në Lëvizjen Vetëvendosje’, ka thënë shkurt Bahtiri.

Kujtojmë se Agim Bahtiri edhe kohë më parë ishte përfolur se ka dhënë dorëheqje nga AKR. Mirëpo këtë ai e kishte hedhur poshtë duke thënë se vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie. /Telegrafi/