Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agrim Bahtiri, i cili vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka deklaruar në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, se ishte pikërisht Mimoza Kusari-Lila ajo e cila ia ka humbur zgjedhjet AKR-së në vitin 2014.
Sipas tij, Kusari-Lila në atë kohë ka qenë kryetare e Shtabit Zgjedhor dhe ka sabotuar të gjitha mbledhjet duke mos i mbajtur asnjë prej tyre.
Bahtiri, ka theksuar se Kusari-Lila nuk ka kërkuar asnjëherë votën e qytetarëve.