Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka deklaruar se dëshiron në vend një qeveri që do ta drejtonte, Albin Kurti nga Vetëvendosje.
Madje ai ka thënë se edhe në rastin kur mund të kishte konsensus ku vet Bahtiri mund të ishte kandidat për kryeministër, ky do të tërhiqej për t’ia liruar vendin Kurtit.
“Unë mendoj se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i vendit. Mendoj se Albin Kurti ka treguar rezultate, ka qenë luftëtar i denjë në të gjitha proceset për Kosovën”, tha Bahtiri.
“Kurti është më i devotshëm edhe se unë”, ka thënë Bahtiri në Info Magazine.
Ai ka thënë se PAN nuk do të mundet ta krijojë qeverinë, por që presidenti Thaçi duhet të tregohet i kujdesshëm dhe se mandatin duhet ta bart te Kurti që ta formojë qeverinë dhe se të mos e çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Klan Kosova/