Site icon Telegrafi

Agim Ademi: Jemi në kontakt me UEFA-në për t’i lejuar lojtarët të na bashkohen

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për situatën me lojtarët të cilët rrezikojnë të mungojnë, shkaku i mos lejimit të klubeve ose karantinimit nga shtetet e tyre pas kthimit.

I pari i FFK-së, ka thënë se deri më tani zyrtarisht nuk kanë marrë ndonjë deklarim negativë nga lojtarët.

“Nuk e kemi ende asnjë që është deklaruar që nuk mund të vijë, me përjashtim të Vedat Muriqit të lënduar”, ka thënë ai për Gazetën Olle.

Lexo po ashtu Werder Bremeni konfirmon mungesën e Milot Rashicës në ndeshjet e Kosovës ndaj Moldavisë dhe Greqisë

“Lojtarët kanë pengesa për shkak të pandemisë Covid 19, pasi Kosova është për shumë shtete si vatër e Covid. Problem tjetër është e drejta që ju ka dhënë FIFA klubeve, të cilat për shkak të pandemisë mund t’i kursejnë futbollistët e tyre”, shtoi ai.

Ademi thekson se pavarësisht vështirësive, FFK po punon ngushë me UEFA-n për të gjetur një zgjidhje.

Lexo po ashtu Kosova në telashe, pesë lojtarë rrezikojnë të mos grumbullohen për ndeshjet e shtatorit shkaku karantinës në shtetet ku jetojnë

“Jemi vazhdimisht në kontakt me UEFA-n dhe federatat respektive, në mënyrë që të gjejmë mundësinë për të ardhur të gjithë, sepse ky është problem i të gjitha federatave”.

Kosova më 3 shtator takohet me Moldavinë në Parma të Italisë, kurse tri ditë më vonë pret Greqinë.

Exit mobile version