Site icon Telegrafi

Agim Ademi flet pas hedhjes së shortit, ka disa fjalë edhe për ndeshjen me Zvicrën

Pasi Kosova i ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2024, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Menjëherë pas shortit, ai është takuar me të parin e Federatës së Zvicrës, , Dominique Blanc.

Ademi ka thënë se përballjet me Zvicrën do të jenë shumë emocionuese për shkak të lidhjes së ngushtë që kanë popujt e këtyre dy vendeve.

Ai gjithashtu ka ftuar bashkatdhetarët që në këtë rast ta mbështesin Kosovën.

“Pas shortit me presidentin e Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc. Përballjet Kosovë-Zvicër në kualifikimet për Euro 2024, do të jenë sa emocionuese, po aq të mirëpritura nga qytetarët e të dyja vendeve tona”.

“Kjo për shkak të lidhjes së ngushtë që dy vendet dhe popujt tanë kanë krijuar tash e disa dekada. I uruam fat njëri-tjetrit në këtë cikël kualifikues dhe që së bashku ta sigurojmë pjesëmarrjen në Euro 2024”.

“Me këtë rast ftoj bashkatdhetarët tanë jo vetëm në Zvicër, por kudo në Evropë që të jenë në numër sa më të madh në përkrahje të Kosovës dhe së bashku ta bëjmë ëndrrën realitet”, ka shkruar Ademi.  /Telegrafi/

Exit mobile version