Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka folur fjalët e para në prezantimit zyrtar të përzgjedhësit të ri të Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse.
Sot (e mërkurë), Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka prezantuar sot (e mërkurë) përzgjedhësin e ri të ekipit përfaqësues.
Prezantimi i trajnerit të njohur francez erdhi nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili pati fjalë të mëdha për Giresse, teksa tregoi edhe pritjet të cilat janë me të në krye të ekipit.
“Të nderuar, sot kam nderin ta prezantojë trajnerin e ri, selektorin e ri, të mirënjohurin për ju dhe për të gjithë ne – është Alain Giresse. Besoj që emri i tij e thotë se kush është dhe nuk kam çka ta prezantojë më shumë”, ka thënë fillimisht Ademi në konferencë.
“Jam shumë i lumtur që Giresse sot gjendet në mesin tonë dhe ka pranuar ofertën tonë që të jetë selektor i Përfaqësues A të Kosovës, me të cilin do t’i futemi sfidës për të pasur rezultate sa më shumë bashkërisht’.
“Ne sot i kemi garantuar dhe i kemi dhënë përkrahjen e plotë Giresse se ne do të jemi mbrapa tij me të gjitha organizimet tona dhe të gjitha mundësitë tona si Federatë e Futbollit”.
“Besoj shumë dhe shpresoj se duke e njohur kualitetin e lojtarëve tonë dhe punën e tij dhe përkushtimin e tij që do të kemi rezultate të pritura dhe besoj që do të arrijmë atë synim që e kemi pas deri tash, por sidomos tash me këtë organizim apo riorganizim me metodën, formën, përkushtimin dhe punën që do ta bëjë Giresse bashkë me futbollistët tanë të cilët janë atë të cilët kanë qenë dhe të cilët ju i njihni, por po do të ketë edhe futbollistë të rinj, prurje të reja”.
“Unë e uroj zotëri Giressen për ardhjen e tij. I uroj suksese shumë dhe në këtë moment e shfrytëzoj rastin para jush që ta nënshkruaj marrëveshjen dhe pas kësaj marrëveshjes ai mund të drejtohet para jush si selektor i Kosovës”, përfundoi i pari i FFK-së. /Telegrafi/