Telegrafi

Agger i jep fund karrierës

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, danezi Daniel Agger ka vendosur të pensionohet i japë fund karrierës së tij.  

Çelësi i mbrojtës së Liverpoolit për shumë vite dhe së fundmi i skuadrës daneze Brondby, Daniel Agger,  i ka varur këpucët në gozhdë në moshën 31-vjeçare.

Arsyeja e pensionimit në një moshë kaq të re, ka qenë problemet e vazhdueshme me lëndime, duke e bërë danezit që në fund të dorëzohet.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Një përvojë e madhe. Është e trishtueshme, por është vendim i drejtë për të ndaluar. Unë jam krenar për karrierën time”, ka shkruar Agger në rrjetin social Twitter. /Telegrafi/