Telegrafi

Aggeler: Korridori 8 është investim për ardhmërin e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit

“Një projekt i madh jo vetëm për Maqedoninë por edhe për SHBA-të”, tha ambasadorja e SHBA-ve, Angela Aggeler gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të.

Aggeler tha se Korridori 8 është investim në ardhmërinë e vendit dhe rajonit.

“Një projekt zhvillimor, i një rëndësie të veçantë. Unë uroj shumë suksese për kompaninë Bechtel Enka e cila do të ndërtoj këtë projekt, po kontribuoni në jetë me të mirë për qytetarët si dhe ekonominë e vendit dhe rajonit. Ju faleminderit”, potencoi ambasadorja Aggeler.

Ambasadorja shprehu besimin se ndërtimi i korridorit 8 do të zhvillohet shpejtë dhe me sukses, duke afruar njerëzit e rajoni më afër njëri tjetrit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Kovaçevski: Ndërtimi i korridorit 8 është mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror