Vital Bazarov e ka filmuar në gjirin e Aqaba të Egjiptit gjallesën e rrallë që ka aftësi të mahnitshme kamuflimi.
Ngjyrat e mbyllëta dhe format e pazakonta trupore, e ndihmojnë atë që të bëhet një me detin apo koralet, transmeton Telegrafi.
“Pos që është e një krijesë e rrallë, është vështirë për ta pasur afër, ngaqë lëviz natën. Por, pata fatin dhe e gjeta gjatë ditës”, ka thënë Bazarov, lidhur me rastin.
Gjallesa që quhet Inimicus filamentosus, trupin e ka pa luspa, kurse majat në shpinë i ka shumë helmuese. /Telegrafi/
https://youtu.be/QkYBX7SAxYw