Modelja Afrona Dika është një personazh mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar.
E fejuara e këngëtarit të njohur Blero, me dashje ose pa dashje është bërë një emër i cili zgjon mjaft pluhur në media.
E shquar për bukurinë e saj prej biondeje, Afrona ka bërë që numri i saj i ndjekësve në rrjetet sociale të jetë gjithnjë e më i madh.
Së fundmi, bukuroshja Dika ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në veturën e saj, ndërsa vërehet se nuk kishte përdorur fare makijazh.
Ajo dukej bukur edhe pse kishte dalë tërësisht natyrale, ndërsa e hëna për të duket të ketë qenë një ditë mjaft sportive, përderisa ishte veshur me tuta dhe nuk kishte vënë grim. /Telegrafi/