Modelja e njohur Afrona Dika është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, bukuroshja Dika u ka prezantuar fansave ndryshimin e ri dhe të guximshëm në dukjen e saj.
Bëhet fjalër pjesën e flokëve, të cilat edhe pse i ka shkurtuar, Afrona edhe i ka lyer ato në ngjyrën blu të ndezur.
Të dielën, modelja ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi të këtij ndryshimi, ku nuk munguan komplimentet e shumta për dukjen e saj të re.
Afrona përndryshe këtë vit kurorëzoi dashurinë e saj me martesë në muajin shtator, me një dasmë të madhe e cila u përfol shumë nga mediat. /Telegrafi/