Telegrafi

Afrona Dika shpalos të pathëna në vlogun e saj – Modelja dikur pianiste e valltare

Afrona Dika Foto: YouTube

Modelja e njohur, Afrona Dika, viteve të fundit është bërë pjesë e estradës shqiptare.

Bukuroshja brune popullaritet më të madh mori pas lidhjes me këngëtarin e njohur, Blero Muharremi.

Tashmë Afrona ka zgjedhur të fillojë vlog-un e ri, të cilin e bëri të ditur në rrjetin social Instagram.

Ajo fillimisht prezantoi veten, duke treguar se është lindur dhe rritur në Zvicër, ku më tutje zbuloi edhe disa pasione që kishte pasur si fëmijë.

“Kam qenë katër vite në shkollën e aktrimit, gjithashtu kam luajtur edhe piano, muzikën e kam pasur shumë pasion, që shumë njerëz nuk e dinë këtë pjesë”, u shpreh Afrona.

Ajo tregoi se ka marrë pjesë edhe në kompeticione të vallëzimit, derisa ndau edhe disa sekuenca nga pjesëmarrja e saj.

Në fund të videos, Dika është parë me disa familjarë të saj, ndërsa u përgjigjes disa pyetjeve që i bëheshin.

Ndërkohë, një vlog i tillë është mirëpritur nga fansat e saj, të cilët mund të kuptojnë më shumë nga jeta e modeles. /Telegrafi/