Telegrafi

Afrona Dika rrëfen emocionet e dasmës

Blero dhe Afrona Dika (Foto: Revista Class)

Këngëtari Blero Muharremi dhe blogerja Afrona Dika në muajin shtator do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Çifti, të cilët janë të lidhur prej pesë vitesh, ditë më parë bënë të ditur se ceremonia e dasmës së tyre do të zhvillohet në Shëngjin.

Lexo po ashtu Afrona dhe Blero do ta organizojnë dasmën e tyre në Shëngjin

Së fundmi, partnerja e artistit shqiptar ka dhënë një intervistë për revistën Class, gjersa rrëfen ndjesitë para dasmës, detaje nga historia disavjeçare e dashurisë e shumëçka tjetër.

Blero dhe Afrona Dika (Foto: Revista Class)

E pyetur se si ka qenë kjo periudhë për të pasi edhe pak ditë pritet të bëhet nuse, Afrona e përshkruan këtë me disa fjalë.

“Kjo periudhë ka qenë mjaft stresuese, por strese pozitive. Për këtë ka ndikuar edhe fakti se nuk ndodhem afër vendit ku do të martohemi, por në Zvicër. Por duke qenë se ia kemi lënë në dorë Class Events pjesën e dekorit dhe organizimit, jam e sigurt dhe kam besim të plotë që do ia dalim shumë mirë, ashtu siç ka qenë ëndrra jonë”, ka thënë ajo.

Përndryshe, Blero martohet për të dytën herë, pasi vite më parë ishte me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. /Telegrafi/