Site icon Telegrafi

Afrona Dika publikon imazhe të reja me fustanin e bardhë krah Bleros

Afrona Dika dhe Blero (Foto: Revista Class)

Blero dhe Afrona Dika tashmë kanë bërë të ditur se do të martohen më 21 shtator, në një ceremoni luksoze të organizuar në Shëngjin.

Të njëjtit tash e një kohë kanë filluar përgatitjet dhe së fundmi realizuan një fotosesion mjaft të veçantë me kostumin e dasmës.

Blogerja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka mahnitur fansat e veshur me fustanin e bardhë, dukja e së cilës është për t’u admiruar.

“Ata thanë që martesa është bërë në parajsë”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve Afrona.

Lexo po ashtu Afrona Dika, ndjesitë para dasmës, detaje nga historia disavjeçare e dashurisë me Bleron

Bukuroshja ditë më parë ka dhënë një intervistë për revistën “Class”, ku ka folur për romancën me Bleron, ndjesitë para dasmës e shumëçka tjetër.

Ndryshe, këngëtari Muharremi martohet për të dytën herë, pasi vite më parë ishte me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. /Telegrafi/

Exit mobile version