Modelja e njohur shqiptare, Afrona Dika, është një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo është aktive çdo ditë, duke ndarë me ta momente të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Dika ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft tërheqëse veshur me një fustan ngjyrë krem.
Duke qenë një fustan i lirshëm dhe që e bën të duket ndoshta pak më e shëndoshë se sa është, Afrona e bëri të ditur në mbishkrimin e fotografisë se pavarësisht kësaj, ajo nuk është shtatzënë.
“Nuk jam shtatzënë, kam vetëm disa gramë më shumë në brinjët e mi”, shkroi Dika në Instagram.
Përndryshe ajo dhe këngëtari Blero u martuan në shtator të vitit të kaluar, në një dasmë glamuroze të organizuar në Shëngjin të Shqipërisë. /Telegrafi/