Raporti i Afrona Dikës me Bleron ka qenë një nga temat më të diskutuara të këtij viti.
Këngëtari i njohur në një mënyrë konfirmoi ndarjen nga blogerja shqiptare, përkundër se nuk ka dhënë një deklaratë të qartë.
Kjo është vënë re përmes rrjeteve sociale, duke qenë se kanë hequr të gjitha fotografitë e përbashkëta e nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Afrona, tashmë ka nisur një jetë të re në Zvicër, ndërkohë që së fundmi u ka dhënë hapësirë ndjekësve të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
“A je beqare?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës, për të cilën nuk mori një përgjigje definitive.
“Hmmmm”, tha ajo duke mos konfirmuar akoma një gjë të tillë.
Sidoqoftë, të njëjtit kanë qenë bashkë për disa vite me radhë, e të martuar që tri vite. /Telegrafi/