Telegrafi

Afrona Dika ndryshon stilin e flokëve pak para dasmës

Afrona Dika dhe Blero Muharremi pritet të martohen këtë muaj me datën 21 shtator.

Çifti, të cilët janë në lidhje prej pesë vitesh, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe si destinacion kanë zgjedhur Shëngjinin.

Ata tashmë kanë finalizuar përgatitjet, ndërkohë që ceremonia e tyre do të jetë madhështore me mbi 500 të ftuar.

Së fundmi, blogerja shqiptare ka bërë një ndryshim në dukje, i cili siç shihet i shkon tejet shumë asaj.

“Më pëlqen ngjyra ime e re e flokëve”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Afrona Dika, ndjesitë para dasmës, detaje nga historia disavjeçare e dashurisë me Bleron

Theksojmë që biondja ditë më parë ka dhënë një intervistë për revistën Class, gjersa ka zbuluar shumëçka nga lidhja me Bleron. /Telegrafi/