Afrona Dika dhe Blero Muharremi pritet të martohen këtë muaj me datën 21 shtator.
Çifti, të cilët janë në lidhje prej pesë vitesh, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe si destinacion kanë zgjedhur Shëngjinin.
Ata tashmë kanë finalizuar përgatitjet, ndërkohë që ceremonia e tyre do të jetë madhështore me mbi 500 të ftuar.
Së fundmi, blogerja shqiptare ka bërë një ndryshim në dukje, i cili siç shihet i shkon tejet shumë asaj.
“Më pëlqen ngjyra ime e re e flokëve”, ka shkruar ajo.
Theksojmë që biondja ditë më parë ka dhënë një intervistë për revistën Class, gjersa ka zbuluar shumëçka nga lidhja me Bleron. /Telegrafi/