Telegrafi

Afrona Dika ndahet nga i dashuri i ri?

Blogerja shqiptare, Afrona Dika, muajve të fundit ka qenë një emër mjaft i diskutuar në media e shtypin rozë.

Kjo për shkak se bëri publike lidhjen e re, ndonëse që një kohë ka përmendur se po shijon një romancë me një djalë zviceran.

Bukuroshja e njohur disa muaj më parë gjatë pushimeve në Turqi publikoi edhe një fotografi me të, gjersa zbuloi se quhet James.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se ajo i ka dhënë fund edhe kësaj lidhjeje, pasi më nuk ndjek në rrjete sociale personin në fjalë.

Lexo po ashtu Pas ndarjes nga Blero, Afrona Dika prezanton të dashurin e ri

Me një kërkim të vogël në Instagram shihet se Dika nuk e ka ‘follow’ asnjë person me emër të tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi pak ditë më parë festoi ditëlindjen dhe nuk mori asnjë urim nga ai.

Sidoqoftë, mbetet të shihet në vazhdim se si është marrëdhënia e tyre apo nëse janë ndarë me të vërtetë.


Lidhja e re e Afronës erdhi një vit pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, këngëtari Blero Muharremi. /Telegrafi/