Telegrafi

Afrona Dika i ‘kërkon’ këtë çantë 5000 dollarëshe për dhuratë Bleros (Foto)

Festat e fundvitit po afrohen dhe modelja shqiptare ka përzgjedhur dhuratën për vete.

Në fakt, Afrona Dika ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram të një çante të markës së famshme ‘Chanel Boy’.

Këtë të fundit mezi po e pret që ta ketë në krah e dashura e këngëtarit Blerim Muharremi, i njohur si Blero, transmeton Telegrafi.

Por, shtrohet pyetja se sa kushton në treg kjo çantë që po e kërkon Afrona?

Pas një hulumtimi të bërë në internet del të kushton prej 4300 dollarë deri në 5200 dollarë.

Mbete t të shihet nëse Blero do t’ia blej për dhuratë këtë çantë Afronës. /Telegrafi/