Modelja dhe blogerja e njohur shqiptare, Afrona Dika, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Bashkëshortja e këngëtarit Blero së fundmi u ka prezantuar fansave ndryshimin e ri në dukjen e saj.
Bëhet fjalë për një ndryshim të flokëve që e ka bërë në gjatësi, ndonëse bionde vazhdon të jetë akoma.
“Stili i ri i flokëve”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos së publikuar ditën e djeshme (e shtunë).
Ndërkohë, nuk munguan as komplimentet e shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit për dukjen e saj të re.
Afrona përndryshe është vetizoluar në Zvicër dhe kjo periudhë pandemie ia ka pamundësuar bashkimin me burrin e saj, artistin Blero Muharremi.
Si shumë nga njerëzit, edhe modelja Dika ka pezulluar aktivitetet e saj për shkak të COVID-19 duke qenë se bashkëpunon me brende të ndryshme. /Telegrafi/