Afrona Dika dhe Blerim Muharremi po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë shqiptare.
Tashmë këngëtari i njohur si Blero, i ka propozuar martesë të dashurës Afrona, e cila ka pranuar që të kurorëzohet në një të ardhme të afërt.
Por, dita e sotme e gjeti tashmë të fejuarën e këngëtarit në një gjendje emocionale mjaft të mirë teksa zgjodhi disa fjali t’i shprehë edhe njëherë dashurinë atij.
“I dashur bashkëshort i ardhshëm, unë dua të mësoj gjithçka për ty edhe nëse kjo gjë do të më merrte tërë pjesën time tjetër të jetës. E sidomos nëse kjo gjë më merr pjesën tjetër të jetës. Të dua, bashkëshortja jote e ardhshme”, shkroi Afrona në Instagram. /Telegrafi/