Lidhja e Afrona Dikës dhe Bleros vazhdon të jetë ndër më të përfolurat në faqet rozë, ndërkohë që bukuroshja e njohur ka ardhur me një këshillë në rrjetet sociale.
Ajo ka thënë se në çdo lidhje ka probleme, porse kur në çift ka dashuri, tejkalohen të gjitha.
“Asnjë lidhje nuk është e përsosur. Në secilën lidhje ka ngritje dhe rënie”.
“Ata që ia dalin, janë ata që duan vërtet”, ka shkruar afrona në postimin e saj në Instagram.
Kujtojmë që në të kaluarën ka pasur një krisje në lidhjen mes modeles dhe këngëtarit, mirëpo çifti ka arritur t’i tejkalojë të gjitha problemet.
Afrona dhe Blero kanë më shumë se tre vjet bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë.
Këngëtari ka pas vetes një martesë me aktoren e njohur, Teuta Krasniqi, me të cilën ka një fëmijë. /Telegrafi/