Telegrafi

Afrohet votimi i marrëveshjes për Brexit, disa familje britanike “përgatiten për më të keqen” – sigurojnë ushqim dhe gjëra të nevojshme (Foto)

Derisa afrohet votimi për marrëveshjen për Brexit, ka britanikë të cilët kanë filluar të kenë frikë se mund të ballafaqohen me një mungesë ushqimi.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një grup i tyre tani janë përgatitur për më të keqen, për të siguruar atë e cila do tu duhej gjatë javëve të ardhshme, nëse nuk ka marrëveshje.

Një reagim i tillë vjen derisa pritet që ndoshta qeveria do të përballet me një disfatë në parlament sonte, me deputetët që do të vendosin të refuzojnë me vendosmëri marrëveshjen e tërheqjes nga BE.

Madje siç thuhet tutje, pothuajse 5,000 njerëz tani janë pjesë e një grupi të tillë në Facebook “të cilët po ndajnë këshilla për përgatitjet praktike që njerëzit po bëjnë për jetën pas Brexit”.

Ata kanë frikë se do të ketë inflacion të lartë, krim në rritje, papunësi në masë dhe një rënie në çmimet e shtëpive. /Telegrafi/