Newcastle United thuhet se kanë aktivizuar klauzolën e lirimit të futbollistit të Hull Cityt, Mohamed Diame, duke nxitur lidhjen midis Moussa Sissokos dhe Real Madrid.
E ardhmja e Sissokos në Newcastle mbetet ende në dyshim pas rënie së ekipit nga Liga Premier në sezonin e fundit, ndërsa shfaqjet e tij për Francën në Euro 2016 thuhet se kanë kapur syrin e Madridit.
Sipas AS, Rafa Benitez ka dhënë vërejtjet e tij, se në rast largimi të mesfushorit francez, skuadra e tij duhet patjetër të ketë një zëvendësues, teksa bënë me dije që ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për futbollistin.
“Në futboll, ju duhet të keni oferta – oferta të duhura. Atëherë, ne ende nuk kemi thënë ‘po’ nëse nuk është oferta e drejtë”, ka deklaruar Benitez.
“Në këtë moment ne nuk kemi oferta në tavolinë dhe ende kemi një lojtar të mirë në skuadër. Ai do të kthehet dhe të fillojë trajnimin, pastaj pas do të shohim se çfarë do të ndodh gjatë javës”, ka përfunduar trajneri spanjoll. /Telegrafi/