I afrohet tinëzisht nga pas policit dhe e godet në kokë, menjëherë filloi kërkimi nëpër rrugët e Nju Jorkut – kalimtari filmon gjithçka
Një video amatore e filmuar nga një kalimtar në Nju Jork, shfaq momentin kur një polic amerikan sulmohet nga pas në mënyrë tinëzare nga një djalë i ri.
Në rrugën e qytetit ku pothuajse çdo 12 minuta humb jetën një person nga coronavirusi, nuk ka edhe aq shumë njerëz – rrallë ndonjë kalimtar rasti, transmeton Telegrafi.
Megjithatë nëpër rrugë vazhdon të ketë kriminel. Kështu policia arriti ta arrestoj një hajn në Bronx. E në videon e publikuar më poshtë, shihet se si njëri ngas policët mban hajnin, derisa tjetri qëndron prapa tyre.
E kur më së paku pritej, një djalë i ri në mënyrë tinëzare i afrohet nga pas dhe pa u menduar dy herë fillon ta godasë në kokë.
Megjithatë ishte reagimi i shpejtë i policit që e shpëtoi me ca mavijosje në fytyrë, pasi nxori revolen elektrike me të cilën shtiu – por duket se nuk e goditi sulmuesin i cili filloi të vraponte rrugëve.
Disa orë më vonë policia e Nju Jorkut ka bërë të ditur se Brandy Isom, 25-vjeç, është arrestuar disa lagje më larg vendit ku ndodhi sulmi. Ai tani akuzohet për sulm ndaj policit. /Telegrafi/
This behavior is vile and disgusting. Our officers are risking their health and safety every day. This type of anti-cop behavior starts with our elected officials who are constantly silent when our cops are assaulted for simply wearing the shield. pic.twitter.com/h88KRdSLXo
— NYC PBA (@NYCPBA) April 8, 2020