Një video e publikuar nga New York Post, shfaq momentin kur një grua me revole në dorë i afrohet një gruaje tjetër të cilën e qëllon në kokë në mes të turmës në rrugën Prospect Heights në Brooklyn – ku më pas largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Videoja shfaq vrasësen që kishte një portofol në dorë dhe i afrohet 42-vjeçares Delia Johnson, të cilën e qëllon me plumb në kokë në momentin kur ajo po diskutonte me disa persona në avenunë Franklin, transmeton Telegrafi.
Pasi viktima është rrëzuar në tokë, vrasësja e qëlloi edhe me disa plumba siç edhe mund të shihet në video. E derisa turma po vraponin për t’i shpëtuar vdekjes, vrasësja largohet me një veturë të bardhë.
E pavarësisht që autoambulanca kishte arritur shumë shpejtë në vendin e ngjarjes ata nuk arritën të bëjnë asgjë, pasi Johnson kishte vdekur. /Telegrafi/