Site icon Telegrafi

I afrohet nga pas dhe e godet me grusht në fytyrë 23-vjeçaren, ia vjedh çantën me laptop dhe kartelat e bankës – policia e New Yorkut publikon pamjet

Kamerat e sigurisë në New York kanë kapur momentin kur një person godet brutalisht me grusht në fytyrë një grua, të cilës më pas ia vjedh çantën.

Viktima 23-vjeçe po ecte drejt stacionit të trenit duke shikuar diçka në telefon, kur nga pas i afrohet një person dhe pa kurrfarë paralajmërimi e godet në kokë – ku nga goditja e fuqishme ajo rrëzohet në tokë, transmeton Telegrafi.

E hajni pa humbur kohë ia merr çantën dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mediat amerikane raportojnë se brenda çantës ajo kishte laptopin MacBook Air si dhe kartelat e bankës.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, e policia e New Yorkut ka publikuar pamjet me shpresën se dikush do t’i ndihmojë në identifikimin e sulmuesit që sipas tyre është rreth të 30-ve. /Telegrafi/

Exit mobile version