Derbi lokal më i madh në botë mes Interit dhe Milanit do të tërheqë një numër enorm të shikuesve.
Pos stadiumit që ka gjeneruar më së shumti fitime në histori të derbit, profiti është i madh edhe në nivel global.
Ideja e Interit për të zhvendosur orarin ka sjellë përfitime të jashtëzakonshme për klubin, sidomos nga tregu aziatik.
Tashmë klubi Nerazzur ka konfirmuar në Facebook, shkruan Telegrafi, se do të jenë afro një miliard spektatorë para ekraneve televizive që do të shikojnë derbin e madh të Milanos.
Ky numër i madh i shikuesve do të atraktohet për shkak të orarit të përshtatshëm për tregun aziatik, aty ku kjo ndeshje ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme.
Interi dhe Milani mund të jenë në krizë për rezultate dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, megjithatë kjo nuk ka bërë që interesimi në botë të bie për këtë duel. /Telegrafi/