Këtu duket se është një kapitull i ri në sagën Johnny Depp – Amber Heard, pasi të dy kanë bërë një apel kundër kompensimit monetar të njëri-tjetrit të dhënë në rastin e tyre për shpifje.
Fillimisht ishte Amber Heard, ajo filloi me procesin e apelimit dhe fansat në mbarë botën ishin të zemëruar për këtë, duke pretenduar se ajo vazhdon të gënjejë.
Së fundmi, ekipi ligjor i aktorit nuk ishin të lumtur për apelin dhe ankesa e tyre u dorëzua në Fairfax County, Virginia, të premten e kaluar.
#JohnnyDepp has filed a notice of appeal with Virginia’s Court of Appeals and will be represented by the team of lawyers who got him the win against #AmberHeard #JohnnyDeppAppeal #TeamDepp pic.twitter.com/uTeFGdPc6E
— Jeannie (@jeanniebrichett) July 22, 2022
Duhet të kujtojmë se Johnny Deppit ia kanë dhënë dhjetë milionë dollarë dëmshpërblim dhe pesë milionë dollarë të tjera gjatë gjyqit publik që u përball kundër Amber Heard, e cila gjithashtu mori një dëmshpërblim prej dy milionë dollarësh.
Një burim brenda ekipit të Depp konfirmoi për Entertainment Tonight se aktori mendonte se kjo ishte një kohë për të vazhduar që të dyja palët të jetonin jetën e tyre dhe të shëroheshin nga kjo ngjarje.
Update: Johnny Depp vs Amber Heard (Appeal)
It appears that Johnny has also filed notice of appeal. He is now also being listed as the Appelant ??? pic.twitter.com/B3ypWUMqzE— TheRealLauraB?⚔️ (@LauraBockov) July 22, 2022
Por meqenëse vendimi i Heard ishte të apelonte verdiktin dhe të ndiqte procese të mëtejshme gjyqësore, ata thonë se janë detyruar ta bëjnë këtë.
“Depp është duke paraqitur një apel të njëkohshëm për të siguruar që të dhënat e plota dhe të gjitha çështjet ligjore përkatëse të merren parasysh nga Gjykata e Apelit”.
Ekipi ligjor i Amber Heard nga ana tjetër tha për mediat se ata mendonin se kishte disa gabime gjyqësore që i penguan ata të kishin një vendim të drejtë që ishte në përputhje me Amendamentin e Parë, prandaj ata nuk kishin zgjidhje tjetër përveç apelimit. /Telegrafi/