Telegrafi

Afro 400 refugjatë po qëndrojnë në kampet e improvizuara në Spanjë, zyrtarët po ankohen për një “Lampedusa të re” (Foto)

Rreth 400 refugjatë po qëndrojnë në kampe të improvizuara në Spanjë, ndërsa zyrtarët shtetërorë po kanë vështirësi të përballen me të sapoardhurit.

Kryetari i Algeciras, Jose Ignacio Landaluce ka thënë se pjesa jugore e qytetit po bëhet “Lampedusa e re” – ishulli i vogël në Itali, që u bë qendër pritëse, për shumë refugjatë që niseshin për në Evropë, transmeton Telegrafi.

Imazhet e mediave, i tregojnë disa prej refugjatëve të fundit, të cilëve iu kanë siguruar vetëm pak ushqim dhe nga një batanije.

Ata që kanë arritur më herët, kanë shfrytëzuar mjet të ndryshme, që të improvizojnë ndonjë strehë që të mbrohen nga dielli, megjithëse zyrtarët shtetëror u kanë thënë se një gjë e tillë është e ndaluar.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell ka mohuar se shteti po përjeton emigrim ‘masiv’, ndërsa tha se Evropës i duhet ‘gjak i ri’ shkaku i numrit të ulët të lindjeve.

Qeveritari socialist, ka kërkuar që me këtë rast të ndahen 30 milionë euro, në mënyrë që të rregullohet situata për refugjatët që po vazhdojnë të vijnë nga Afrika.

Meqenëse Italia ua ka ndaluar hyrjen refugjatëve përmes Detit Mesdhe, ata po nisen drejt Spanjës. Sipas Organizatën Ndërkombëtare e Migrimit, në këtë shtet kanë hyrë 21,000 refugjatë, që prej fillimit të këtij viti. /Telegrafi/