Pritet shumë mirë projekti i ri i këngëtarit të talentuar, Skerdi.
Këngëtari i cili po cilësohet si The Weeknd shqiptar ka publikuar mbrëmë projektin e ri të tij.
Një këngë pa videoklip, e publikuar vetëm në versionin audio me tekst.
Edhe pse pa videoklip, në pak orë kënga ka arritur afro 100 mijë dëgjime në YouTube.
Me një zë të bukur dhe ritme verore, Skerdi tregon se është ndryshimi në skenën muzikore.
Projekti është punuar në shtëpinë e hiteve “RedBox”, pjesë e të cilës është edhe Skerdi.
Teksti është shkruar nga vet këngëtari kurse tashmë komentet janë shumë pozitive për të në rrjetet sociale. /Telegrafi/